Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, Odisea Çipa.

Mësohet se shkak është bërë një arrest kardiat gjatë orëve të para të mëngjesit ndërsa bëhet me dije se ai ishte ndjerë shqetësime të dielën teksa drejtonte nga pankina ndeshjen Butrinti-Memaliaj.

Trajneri Odisea Çipa, prej disa kohësh drejtonte ekipin e futbollit Butrinti të Sarandës. Çipa e mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Odisea Çipa luajti edhe për skuadrën sarandiote.
SarandaNews.al i shpreh ngushëllime familjes Çipa dhe të afërmve të saj për këtë humbje të rëndë dhe të papritur.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi