Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka vendosur artisten Zana Çela drejtoreshë të përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Kumbaro ka postuar një foto me Çelën dhe shkruan se bashkë do të bëjnë më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.
“Nisim sot me Zana Cela një tjetër rrugëtim, kësaj radhe në turizëm. Si drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, jam e bindur se bashkë do të bëjmë edhe më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve” shkruan Kumbaro. Kujtojmë që Zana Çela prej disa vitesh ka qenë në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi