Gjatë protestës së opozitës dhe në përfundim të saj përpara Kryeministrisë protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të godinës dhe efektivëve të policisë. Hedhja e tymyeseve e shashkave ka krijuar edhe zjarr në disa momente si dhe tym.


Siç vërehet nga fotografitë e publikuara nga ATSH, një prej policëve nuk është ndjerë mirë nga tymi i krijuar nga tymueset.
Pas hedhjes se tyre, në godinën e Kryeministrisë u ofruan forca shtesë për të shmangur çdo lloj përshkallëzimi.
Me mbylljen e fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesta u mbyll pa incidente madhore, ndërsa protestuesit nisën të shpërndahen.


Opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar ditë më parë nga kreu i PD-së Sali Berisha para Kryeministrisë, të cilën e cilësoi protestë kombëtare dhe nisjen e revolucionit me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI