Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera herës deri të dendura, kryesisht në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe zonat luginore era intensive me shpejtësi deri në 8-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1- 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/13 | Diell re |
| Kukës | -4/6 | Diell re |
| Lezhë | 2/14 | Diell re |
| Dibër | -4/8 | Diell re |
| Durrës | 2/15 | Diell re |
| Tiranë | 3/16 | Diell re |
| Elbasan | 4/16 | Diell re |
| Berat | -3/17 | Diell re |
| Vlorë | 3/16 | Diell re |
| Korcë | -5/5 | Diell re |
| Gjirokastër | -3/14 | Diell re |
| Sarandë | 4/17 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Media çeke “KIWI.com”: Mesdheu më i lirë dhe më autentik? Shqipëria drejt ‘shpërthimit’ turistik
Mashtroi si i IKMT-s 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda
Ndryshon ora, nis sezoni i ditëve të gjata