Isopolifonia shqiptare është pjesë në listën e pasurive botërore të mbrojtura. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, vizituan Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë asetve kulturore spikat edhe isopolifonia.
“Nga Vjosa në Gjirokastrën e UNESCO-s ku ç’të shohësh më parë, por sigurisht nuk mund të mungonte një vizitë në Muzeun e ri Etnografik, aset i kulturës sonë kombëtare dhe një pikë e re turistike në qytet”, u shpreh Kumbaro.
Ministrja bëri të ditur se, “përpara se t’i dorëzohej “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe me mirënjohjen e gjithë gjirokastritëve, kishim edhe një surprizë të bukur për Drejtoreshën e Përgjithshme, Audrey Azoulay, që jo veç e dëgjoi, por edhe e këndoi isopolifoninë, që po ashtu bën pjesë në listën e pasurive botërore të mbrojtura”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI