SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Thanas Timoleo Mërtiri, njeriu fisnik dhe dhimbja që la pas

Nga Thanas CAKA

Thanas Timoleo Mërtiri, sarandioti, njeriu fisnik që u nda së fundi nga jeta parakohe, la pas një dhimbje jo vetëm për familjen po edhe për shumë shokë e miq në Sarandë, Tirane e gjetke.

Lindi ne 5 Qershor 1951 ne Tirane. Mbaroi tre klasa te shkolles se mesme ne Tirane ne gjimnazin “Sami Frasheri”. Ne Vitin 1968 erdhi ne Sarande, ku u transferua babai I tij gazetari i mirënjohur Timoleo Mertiri ku mbaroi Vitin e fundit (Mature) . Shkoi per studime ne U.T.ne degen Histori- Filologji .Pas studimeve universitare, u emërua mësues historie në disa shkolla si ne gjimnazin e Delvinës, ne shkollen e mesme Dhrovjan dhe Sopik.

Pas disa vjetesh dhe pas marteses u transferua ne Tiraneku punoi si drejtor shkolle ne Petrele.

Ne Vitin 1996 u emigrua ne Athine ku punoi deri ne viitin 2018 kur doli ne pension. Ishte I martuar me Raimonda Jancen dhe kane dy vajza.

Largimi nga jeta I Nasit ishte i papritur . Pikellues per familjen dhe ne miqte e tij. Ishte njeri I dashur.me njohuri dhe dije te thella.. I drejteperdrejte dhe me integritet deri ne fund. Mbeti nje mik i perhershëm edhe i gazetareve, kolegëve te te Atit te shquar.

1951—2023. Ndarje fizike ka ..Eshte e pashmangeshme..

Por kujtimet e nje miqesie 55 vjecare …te diteve te bukura …dhe te diteve te veshtira….asgje nuk i zbeh …dhe asgje nuk i shuan!

Njerëz si Thanas Mërtiri, si Nasi i fëmijërisë dhe rinisë sonë në Sarandë, ikin për në amshim por lënë pas kujtimet, dashurine dhe respektin që i rrethon si një aureolë mirësie per vitet qe jetuam bashke në qytetin tonë të ndërtuar nga dashuritë.///

error: