-Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin ka organizuar një forum me studentë e pedagogë.
“Ishte bukur që në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të dialogonim në një Forum me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, mbi rëndësinë e pastërtisë së gjuhës shqipe, por dhe njohjen e thellë të saj, me studentë që bazë të formimit të tyre kanë pikërisht gjuhën”, shkruan QKLL në rrjetet sociale.
Roli i përkthimit në komunikimin mes kulturave është i rëndësishëm dhe krijimi i një brezi të ri shqipëruesish, që do të kontribuojnë në këtë komunikim mes kulturave e qytetërimeve, është thelbësor.
Zv/Dekanja e FGJ Ogerta Koruti, Kryetari i Shoqatës së Përkthyesve shqiptarë z. Rexhep Hida, prof. Fjoralba Dado e Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli sollën një vëzhgim mbi gjuhën sot në raport me globalizmin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI