Veprat e artit në mjediset publike të qytetit janë padyshim një vlerë e shtuar në Sarandë.

Po ndërsa qytetit po i plotësohet gradualisht “vakuumi” i dikurshëm me vepra të reja arti siç janë skulpturat buzë detit në shëtitoren e rehabilituar “Naim Frashëri” buzë detit, nuk ka asnjë sens që veprat e trashëguara nga e kaluara të shpërfillen.

Në foto duket Shatërvani dekorativ i “tharë” nga mungesa e kujdesit bashkiak.


Shatërvani dekorativ me morive deti në Sarandë, vepër e skulpturës së parkut me autor Lesko Ligun, është pjesë e trashëgimisë nga “e kaluara” sikurse kemi sot në Sarandë vepra të tjera si:
basorelievi i mrekullueshëm në gur “Naim Frashëri” (në fasadën ballore te Muzeut të Kulturës Materiale), ose bustin e djetarit të shquar Hasan Tahsini te Bulevardin me të njejtin emër (vepra të skulptorit të talentuar Niko Godroli), etj,. Veprat e mësipërme janë jo vetëm pika të rëdësishme të atraksionit turistik dhe artistik në Sarandë, si një nga destinacionet turisitke kombëtare e ndërkombëtare, por sakaq, edhe pjesë e memories artistike dhe identitetit kulturor të qytetit /SH.HAJNO-sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI