Është ndarë nga jeta pas një sëmundje e gjatë në moshën 82 vjeç Enveri Isufi. Ai lindi në vitin 1941 në qytetin e Delvinës. Kreu studimet e larta në Institutin Pedagogjik në Tiranë, më 1964. Punoi për disa vite si mësues i letërsisë në qytetin e Delvinës e më pas si shef i seksionit të arsimit në komitetin ekzekutiv të rrethit Sarandë.
Enver Isufi ishte një nga figurat më të shquara intelektuale të Sarandës.

Krijues , shkrimtar i dalluar në fushën e humorit, Enveri mbetet një nga kontributorët kryesorë të estradës profesioniste të Sarandës në disa dekada.
Ai ishte autor i talentuar e i palodhur i qindra skeçeve, parodive e kupleteve të sukseshme që i dhanë afirmimin dhe emrin në arenën kombëtare së bashku me artistët e tjerë, estradës së Sarandës, këtij institucioni të humorit në kohë të vëshrira për artistët.

Enver Isufi, intelektuali, gazetari dhe shkrimtari i shquar i skenës, mbetet padyshim një nga ikonat e respektuara jo vetëm në rajonin e Sarandës,po edhe më gjerë, duke frymëzuar me shpritin krijues dhe përkushtimni e tij të spikatur qytetar.

Për kontributin e dhënë Enver Isufi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës më Urdhrin ”Naim Frashëri i Artë” dhe nga Bashkia e Delvinës me titullin “Qytetar Nderi”.
SarandaNews.al, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Isufi për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI