SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja Zhupa: Të ngrihet komision hetimor për çështjen “McGonigal”

 Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi sot që të ngrihet komision hetimor për çështjen “McGonigal”.

Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa tha se, “jemi të gjithë dakord që t’i kthehemi normalitetit, që të vijë këtu kryeministri Rama. Të diskutojë për skandalin “McGonigal”. Që të ngrihet një komision hetimor, që deputetët e përjashtuar në mënyrë antiligjore të jenë në sallë”.

“Po e shkelët ju një herë, na detyroni që t’ju përgjigjemi sipas rregullave, sepse ju të shkelni çdo ligj, çdo rregullore, çdo kushteutë të miratuar dhe të njohur nga të gjithë dhe ne të rrimë dhe të dëgjojmë? Kjo pastaj nuk është normale dhe për këtë mbani përgjegjësi ju se si e shkatërroni sallën e Kuvendit, rendin normal të gjërave dhe të drejtat e deputetëve”, theksoi Zhupa.

“Kam një dakordësi për të thënë. Dakordësia është me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar, e cila është shprehur që Edi Rama është brand. Po, Edi Rama është brand ndërkombëtar i korrupsionit”, tha ajo.///

error: