Nga Thoma NIKA
Pata nderin dhe kënaqësinë të isha pjesë e delegacionit të Bashkisë së Sarandës në Korfuz, të përbërë nga këshilltarë bashkiakë dhe zyrtarë të nivelit drejtues nga Bashkia e Sarandës.

Çuam atje frymën e miqësisë dhe u shprehëm falenderues për ftesën e ardhur në adresë të Kryetarit të Bashkisë së sonë Adrian Gurma, nga homologia e tij më Korfuz, zonja Meropi Idhreu. Në ndërtesën e Bashkisë historike të Korfuzit, u pritëm prej saj, nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, pedagogu i Universitetit të Korfuzit, Dhimitris Metallinos dhe 4 Nënkryetarët e Bashkisë e kryetari i Dhomës së Tregtisë.

Prej vitit 1992, kur është nënshkruar binjakëzimi mes dy Bashkive, kjo ishte tryeza e parë që marrëdhëniet Korfuz-Sarandë hedhin një hap të madh bashkëpunimi mes parlamenteve lokale respektive. Ishte nisma, vullneti dhe dashamirësia e Kryetarit Metallinos, që e mundësoi këtë. E për këtë i shprehëm shumë mirënjohje. Falë vullnetit dhe organizimit të bërë prej tij, ishim së bashku, në një Tryezë pune dhe në një agjendë të plotë që na u ofrua gjatë qëndrimit tonë atje, përfshirë edhe Festën e Karnavaleve aq interesante, ku u përfshi i gjithë qyteti.
Ishte hera e parë që dy Bashkitë tona takohen në nivel të parlamenteve përkatëse lokale në të dy brigjet që ndajnë qytetet tona. Po bëhen tashmë disa dekada, që këto brigje, po aq sa na ndanin më parë, tani na bashkojnë.

Viti 1992, kur midis Bashkisë së Korfuzit dhe të Sarandës, u nënshkrua Protokolli I Binjakëzimit, dukej tashmë I largët. Në këtë hapësirë kohore, prej më shumë se 30 vitesh, gjenden eksperienca të çmuara bashkëpunimi dhe shkëmbime vlerash, që vetëm na kanë afruar me njeri-tjetrin. Veçanërisht Sarandës, si një qytet që vinte nga një histori mbylljeje, kjo hapje e këto kontakte me ekpseriencat e urbanizimit dhe të zhvillimeeve turistike në drejtimin e duhur, Korfuzit i kanë shërbyer shumë për t’u zhvilluar në drejtimin e duhur dhe me shpejtësinë e duhur. Kryetari ynë i Këshilllit Bashkiak, Asaf Stroka u shpreh se dobinë e kësaj fqinjësie ne e shohim në ndryshimin e shpejtë të mentalitetit, që na ka ndihmuar ta shohim dhe ta percpetojmë zhvillimin në ekonominë e lirë, sipas mendësisë dhe praktikave më të mira, që kemi parë dhe kemi gjetur në Korfuzin fqinjë.
Prandaj edhe këtë vizitë në ishullin përballë, ne e vlerësuam si një hap të nevojshëm dhe të dobishëm, që na afron edhe më shumë dhe me siguri do të na bëjë më të dobishëm edhe për qytetet dhe komunitetet që na kanë votëbesuar për të qenë zëri i tyre në vetëqeverisjen lokale.
Nga historia e Shqipërisë së izoluar, Saranda kujton kohën kur drejt Korfuzit “të ndaluar” udhëtohej “me rrugën ndërkombëtare: Çukë-Korfuz me kamardare”.

Ky realitet ka ndryshuar kaq shpejt, sa akoma pa hyrë Shqipëria në BE, Saranda e sheh veten në një nga portat më të afërta me Europën, pasi neve na pëlqen të përsërisim shpesh tani, që Saranda është vetëm 17 milje larg Europës, aq sa është hapësira detare midis dy qyteteve.
Në kuptimin kronologjik, binjakëzimi i Sarandës me Korfuzin është më i hershmi që ne kemi. Dhe kjo tregon se qeverisjet vendore në të dy anët e kufirit, janë pajtuar dhe takuar në një sjellje që të kujton shprehjen shqiptare, që thotë se “gjitoni është i pari vëlla”.

Në një vështrim tjetër, ky binjakëzim, rezulton të ketë qenë dhe të mbetet ndër më aktivët, Kujtuam se mes Sarandës dhe Korfuzit, në vite janë shkëmbyer vizita zyrtarësh, mjekësh, gazetarësh, mes Dhomave të Tregtisë etj. Për t’u veçuar janë shkëmbimet kulturore e sportive periodike në futboll nga ekipe të veteranëve të këtij sporti popullor. Në vitet e fundit është bërë event i përvitshëm organizimi i garave të notit, që nisen nga Pema e Thatë në drejtim të Sidarit etj.
Autoritete vendore nga të dy palët, kanë qenë të pranishëm në eventet lokale respektive, si: 21 maji në Korfuz (festa e Unifikimit te Ishujve Jonianë), 12 dhjetori (Dita e Shën Spiridhonit-shenjtit të ishullit), çelja e sezonit në Sarandë, ku kanë marrë pjesë edhe biznese nga Korfuzi, me prodhime lokale (birrë etj.). Po kështu janë ftuar dhe kanë marrë pjesë përfaqësues të kësaj Bashkie në Konferencat lokale që ka organizuar Bashkia Sarandë.
Nuk mund të harrohet që në vitet 2004-2011, ishulli i Vidhos, në afërsi të Korfuzit, nga Bashkia e Korfuzit, është ofruar për pushime verore të fëmijëve tanë nga Saranda dhe të të moshuarve tanë të Qendrës Polivalente.
Historisë së binjakëzimit mes nesh, secili nga delegacioni ynë, apo nga pala greke, nuk e ka vështirë t’i shtojë detaje të tjera dhe raste të tjera afrimi e bashkëpunimi. Kryebashkiakja Meropi Idhreu na prezantoi si qytet me histori dhe arkitekturë shekullore, në influencën e hershme perëndimore, duke nënvizuar se turizmi korfiot mbështetet në histori, në kulturë e muzikë, si dhe në gastronomi. Në raport me Sarandën, ajo vlerësoi se jemi qytete fqinje, që kemi gjetur njeri-tjetrin në përmbushje të ambicies për zhvillim. Ndërkaq, hodhi idenë se ka nevojë që mes Kryebashkiakëve aktualë të rinënshkruhet e rijetëzohet Protokolli i Binjakëzimit, për t’i hequr pluhurin dhe për ta potencuar në kushte të reja, për të hapur mundësi të tjrra për bashkëpunim.
U konfirmua se profili i njëjtë, si qytete me përparësi Turizmin, nuk na ka bërë ta shohim njeri-tjetrin si rivalë, por si Miq.
Ne si Këshill Bashkiak nënvizuam se kemi qenë dhe mbetemi promotorë të nismës së Bashkisë së Sarandës dhe idesë së Kryetarit aktual, Adrian Gurma, për t’i krijuar vetes çdo mundësi për të bërë Turizëm të integruar. Që do të thotë që kufijtë territorialë nga njera Bashki në tjetrën brenda vendit dhe kufijtë shtetërorë, të mos i shohim si pengesë, por si mundësi për të bashkuar eksperiencat, asetet dhe turistit të kohëve të sotme t’u prezantohemi si një destinacion i vetëm, me ofertë të diversifikuar, me dëshirën për të arritur që çdo turist që vjen në Korfuz të mos mbetet pa ardhur në Sarandë dhe çdo turist I Sarandës të shkojë edhe përtej saj, në Korfuz.

Ky u identifikua edhe si një ndër misionet e mëdha që ne besojmë do të përmbushë kjo vizitë dhe kontaktet e shkëmbimet që do të kemi mes nesh në vijim, pas këtij hapi të rëndësishëm, që hodhëm me vizitën e 24-26 shkurtit në Korfuzin fqinj dhe mik.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade