Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, fara kanabisi, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celulare. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi -E. K., 49 vjeç, banues në Himarë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 43 vjeç, banues në Himarë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. G., gjetën një sasi të vogël të kësaj lënde dhe fara të bimës së kanabisit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, në qytetin e Himarës, kryesisht në lokalet e natës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat