Tragjedia e trenit në Greqi, në Tempe nuk ka fund! Trupi i 23-vjeçaresIfigjenia Micka me origjinë shqiptare u identifikua pas testit të ADN-së, siç bëri të ditur avokati i familjes së saj. 23- vjeçarja Micka ishte në mesin e personave të zhdukur pas aksidentit të trenit në Tempi . Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së. Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.
Avokati i familjes tha: “Fatkeqësisht , 23-vjeçarja fatkeqe, Iphigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së. Prehu e qetë”.
Familja e saj është me banim në Giannica. Sipas motrës së saj, e cila foli për ANT1, 23-vjeçarja po udhëtonte me vagonin tre dhe do të zbriste në Platy. Familjarët e saj kanë qenë në kërkim që nga momenti i aksidentit, pa asnjë rezultat.22-vjeçarja ka telefonuar nënën e saj gjatë udhëtimit, duke i thënë se ishte mirë dhe se po udhëtonte me të dashurin e saj.
“Askush nuk na lajmëroi. Ne e morëm vesh nga vëllai i të dashurit të saj”, vazhdoi ajo dukshëm e mërzitur, duke treguar se i ishte gjetur i dashuri i motrës që udhëtonte me të. “Ai është mirë. Me një djegie të rëndë në dorë, por është mirë,” vuri në dukje, duke shpjeguar se djali i ri u nxor nga zjarrfikësit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI