Numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Greqi shkoi në 6. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka publikoi emrat e viktimave të këtij aksidenti, teksa përcolli dhe një mesazh ngushëllimi për familjet e tyre.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato ; Ifigjenia Micka ; Erieta Molko ; Ioanis Xhiollas ; Denis Ruçi ; Pavlin Bozo”, thuhet në mesazhin e ministres.

Flamuri kombëtar u ul në gjysëmshtizë sot në të gjitha ambasadat shqiptare në botë në nderim të viktimave të këtij aksiedenti tragjik, pjesa më e madhe e të cilëve ishin studentë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI