Vazhdon puna per permiresimin e infrastruktures rrugore ne fshatrat e bashkise Finiq. Operacioni për përmirësimin e rrugeve nga te ardhurat e vete bashkise apo me ndihma të qytetarëve në çdo fshat është shtrirë edhe në b Vrion.
Burime zyrtare nga bashkia bënë të ditur “Kjo javë u mbyll me përmirësimin e tre segmenteve të shkatërruara në fshatin Vrion si dhe me kryerjen ndërhyrjeve në kanalin vaditës KK3 për të realizuar në kohë ujijet e kërkuara nga kultivuesit e misrit, vreshtit apo të jonxhës në Vurgun e Sipërm.
Në fshatin Vrion u shtruan me beton rreth 300 metra rrugë në maloren e Mulirit, në Lagjen e Sipërme dhe mbi kishën e Shën Mamas. U shtrua gjithashtu me material bigor rruga nga Shelegari deri ne shkollen 9-vjeçare.
Kryetari i fshatit zoti Leonidha Harito dhe banorët e përhershëm të fshatit, shprehen mirenjohjen per bashkine dhe kryebashkiakun Kristo Kiço për mbajtjen e fjalës së dhënë me pare. Vrioni , eshte nje nga 58 fshatrat e bashkise Finiq. Finiqi si njesi administrative sot hyn nder dhjete bashkite me territorin me te madh ne vend.///
Vrioni ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI