Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria është i vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi e ka ngritur stekën në pikën që s’ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e saj”.
Në konferencën e përbashkët së përbashkët për shtyp me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, Rama tha se “vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull në pikën ku drejtësia nuk do të dijë se nga vjen, nga cili krah i politikës, apo sa pushtet ka, apo se sa lidhje ka me pushtetin një individ që duhet të përgjigjet para drejtësisë, por drejtësia bën punën e saj”.
“Natyrisht që ka ende shumë për të bërë, por ama ka ardhur dita që në Shqipëri, atë që s’e besonte askush deri para disa vitesh, është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse, mund të shkojnë para drejtësisë dhe në këtë aspekt, e thashë që këto janë shenja shumë domethënëse të një rruge që vazhdon dhe Procesi i Berlinit është krijuar pikërisht për ta shtyrë më tutje vazhdimin e kësaj rruge jo vetëm në aspektin e meritës individuale të çdo vendi, por edhe në aspektin e bashkëpunimit”, tha Rama.
“Tani kombinimi i gjithë aspekteve ekonomike dhe financiare të Procesit të Berlinit me shtysën e re që kancelari Scholz, Gjermania, së bashku me presidentin Macron dhe Francën, dhe përmes Bashkimit Europian dhe në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara po i japin edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, e plotësojnë këtë kuadër që na bën të jemi optimist për të nesërmen e rajonit tonë”, theksoi Rama.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim