Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami në një kafene në Greqi, më 21 shkurt, pas identifikimit të autorëve. Sipas mediave greke, 6 urdhër arreste kanë të bëjnë me anëtarët e grupit kriminal “L” ndërsa i shtati me një person të armatosur që ka qenë në shoqërinë e 39 vjeçarit. Burimet bëjnë të ditur se grupi prej shtatë shqiptarësh është arratisur me një makine luksoze dhe mbeten të zhdukur. Të gjashtë anëtarët e grupit “L” mësohet se ndodhen ende brenda territorit grek ndërsa i shtati ( nga grupi i 39 vjeçarit që vdiq) është arratisur drejt vendlindjes. 39-vjeçari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht
Në fillim u raportua nga mediat greke se 30 vjeçarin shqiptar e kapi plumbi qorr. Mirëpo, nisur nga hetimet e kryera, po konsiderohet se të shtënat ndaj Islamit nuk kanë qenë aksidentale por se ai ka qenë shënjestra pasi ishte anëtar i grupit me të cilin banda kriminale e njohur si “L” kishte mosmarrëveshje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI