-Dy pronarët e një lokali në Dhërmi do të mbyllen përjetë në qeli, për torturimin dhe vrasjen e kamarierit Denis Vyshka. Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë për Altin Ymerin dhe Ersi Ziflajn.
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për Miklovan Zymerin, i dënuar me 35 vite burg. Togat e zeza kanë vendosur që çështje të rigjykohet në Apel për shkelje të procedurave ligjore.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në 14 Gusht të viti 2014 rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se dy pronarët e torturuan kamerierin duke i fikur cigaret e ndezura në trup. Ata kishin dyshime se Denis Vyshka u kishte vjedhur 500 mijë lekë të vjetra nga xhiroja e lokalit.
Prokuroria e Vlorës në dosje theksonte se Altin Ymeraj e kishte goditur kamarierin me sende të forta. Punonjësit e lokalit kanë treguar në atë kohë se pas torturave të vazhdueshme, Ziflaj dhe Zymeri e kanë marrë kamarierin në makinë dhe e kanë larguar nga lokali.
Në dosje thuhet se Eris Ziflaj vazhdonte ta godiste kamarierin edhe brenda në automjet, ndërsa makina drejtohej nga Miklovan Zymeri. I riu është torturuar për rreth 3 orë nga autorët. Shkak i vdekjes sipas ekspertizës ishte mbytja me litarë. Pasi i riu ka humbur jetën ata e kanë hedhur trupin diku afër bregdetit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI