Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera herës mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/17 | Diell re |
| Kukës | 5/15 | Diell |
| Lezhë | 3/16 | Diell re |
| Dibër | 0/15 | Diell |
| Durrës | 7/20 | Diell re |
| Tiranë | 6/21 | Diell |
| Elbasan | 5/20 | Diell re |
| Berat | 4/21 | Diell |
| Vlorë | 7/20 | Diell |
| Korçë | 1/13 | Diell re |
| Gjirokastër | 4/19 | Diell re |
| Sarandë | 8/18 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat