
20 VJET RADIO “SARANDA” .//96.1 FM/ www.sarandaradio.com
01.03.2000–01.03.2020
Shënim i DITES
Sot mbushen 20 vjet nga krijimi i Radios “Saranda“
/01/03/2000/ Si sot, 20 vite me pare, me 1 mars te vitit 2000 , nisi transmetimet e saj te perditshme Radio “Saranda”, e para media elektronike private ne rajonin jugperendimor te Shqiperise.
Qysh ne fillimet e punes se saj Radio “Saranda”kishte te percaktuar qarte profilin e saj si media e pavarur me karakter: informues, kulturor dhe argetues per rajonin .
Aktualisht, valet e saj ndiqen ne hapesiren qe mbulon rajonetL Sarande, Delvine, Finiq, Bregdeti jonian si dhe hapesiren Konispol ,Minoritet e me tej,ne ishujt Joniane. .
Radio “Saranda” eshte nje radio gjeneraliste e cila transmeton aktualisht ne frekuencen 96, 1 FM dhe u drejtohet te gjitha grupmoshave te shoqerise duke ruajtur sloganin e saj professional:” RADIO PRIVATE ,ME FYTYRE PUBLIKE”,
Ky orientim I saj professional, dhe i paanshem politikisht,e ka bere kete media me te degjueshme nga viti ne vit pasi degjuesit e saj mesojne ne menyre te paanshme te gjitha zhvillimet politike, ekonomike sociale, sportive etj qe ndoshin ne pellgun jugperendomor te Shqiperise me qender Saranden.
Ne frekuencen e 96, 1 FM kane gjetur veten edhe femijet me programin e tyre te perditshme dhe te rinjte per muziken argetuese dhe programet kulturore si dhe te rriturit e cdo orientimi politik.
Nga vitit 2003 radios Saranda transmeton 24 ore program te panderprere duke u bere e degjueshme ne nje rajon multietnik, dhe multikrahinor.
Disa nga programet me te frekeuntuara pervec edicioneve te perditshme informative, kane qene ato me karakter social, politik, ekonomik e kulturor si :“Mengjes I ri ne Sarande”, ” Fokus”, “Radiografi”, “Libri për fëmijë”, “MUZA Poetike”, “ORA e Bashkise”, “Mysafiri i mesnates”,”Monoriteti etnik grek sot”, “Radio Saranda sport”,” Intervista e Dites”, “Vllehët/.arumunët ne Radio “Saranda”(ne gjuhen vllahe/arumune)-etj,.
Mbi bazen e seriozitetit profesional, Radio “Saranda” prej disa vitesh krijoi partneritet dhe eksperience me radio prestigjoze ne bote si BBC e DW, emisionet e te cilave transmetohen ne valet tona cdo dite.
Gjate viteve -2003-2005 Radio “Saranda” u perfshi ne rrjetin Ballkanik te radiove lokale si dhe ne rrjetin Kombetar te ketyre radiove duke ritransmetuar programe sociale dhe lajme te radiove homologe ne dite dhe orare te percaktuara .
Ne kete dite te krijimit e saj, stafi drejtues I radios Saranda u shpreh mirenjohen e pare degjuesve te saj nga kudo qe ndodhen, ndaj te cileve ne e ndjejme veten gjithmone te obliguar dhe te detyruar.
Radio “Saranda” ka synuar qe informacionet e saj te udhehiqen ne keto 20 vite te jetes se saj, po edhe ne te ardhmen, nga profesionalizmi, qe do te thote:
Lajme te paanshme, te balancuara, te verteta dhe mbi te gjitha, te dobishme per degjuesin.
Ne u shprehim Mirenjohjen tone te thelle te gjithe Bashkepunetoreve tane, gazetareve dhe drejtuesve te emisioneve , qe nga dita e pare e transmetimeve tona me 1 mars 2000 e deri sot.
Radio Saranda falenderon Ekspertet e fushave te ndryshme disa prej te cileve jane pjese e Bordit te Radios sone, sikurse falenderojme per bashkepunimin korrekt bashkitë: Sarandes, Finiq, Delvine, Konispol, Himare etj,.
Radio |”Saranda”edhe ne te ardhmen do t’u qendroje me korrektese dhe profesionalizem kerkesave qe shtrohen para saj si e vetmja media elektronike ne rajon.
Prej disa muajsh Radio “Saranda” mund te ndiqet edhe ne internet: www.sarandaradio.com, duke mundesuar keshtu lehtesi degjimi kudo ,qytetarete rajonit tone , emigrante ne Greqi dhe vend te tjera te botes per te pare nga nje drritare mbi zhvillimet ekonomike, politike e sociale te origjines e tyre.
Sepse, stafi I saj e di mire se vetem duke mos qendruar nen asnje obrelle politike , behesh i besueshem , i vertete dhe i dobishem .
/duke zbatuar devizen e saj te dites se pare:
RADIO PRIVATE ,ME FYTYRE PUBLIKE!
Me përulësi për dëgjuesit dhe bashkëpunëtoret e cdo fushe;
Shkëlqim HAJNO/ Administrator/Gazetar/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI