Licencimi i operatorëve të turizmit detar ndikon pozitivisht në standardet dhe sigurinë e shërbimit të turizmit detar.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në rrjete sociale se, “me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, operatorët e turizmit detar duhet medoemos të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.
Rama tha se, “aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të certifikatës përkatëse”.
Kryeministri iu bëri apel operatorëve të informohen dhe të aplikojnë në kohë.
Certifikimi i operatorëve të turizmit detar, po ashtu, rrit sigurinë e pushuesve///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI