SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Rritje historike e pagave, sektori privat do të reagojë

 Kryeministri Edi Rama, në një takim me punonjës të një kompanie ndërtimi në Tiranë, tha se qeveria po bën reformën më të madhe të strukturës së pagave, duke bërë një rritje historike të tyre.

“Është reforma më e madhe, por është edhe reforma që mund ta bëjmë sot, nuk mund ta bënim dot dje, sepse për të bërë këtë rritje të pagave është ajo që thashë pak më parë dhe për kompaninë, duhet t’i bësh mirë llogaritë, sepse do të duhet t’i garantosh ato paga ndër vite”, tha ai.

Sipas kryeministrit, “rritja e pagave në sektorin publik patjetër që reflekton menjëherë edhe në sektorin privat si rezultat i faktit që krijohet vetvetiu një mekanizëm konkurrence, por edhe një mekanizëm balance që ka të bëjë me motivimin e njerëzve”.

“Ajo që i ndodh shtetit sot në sektorë të ndryshëm çfarë është? Është pikërisht mungesa e kapaciteteve konkurruese me aktorë të tjerë. Aktorët e tjerë mund të jenë aktorë privatë, për shembull bankat, e bëjnë të vështirë për Ministrinë e Financave ose për të tjera institucione që të kenë specialistë të nivelit më të lartë dhe ata që kemi sot janë ose specialistë që prej vitesh kontribuojnë në administratën e shtetit ose njerëz, të cilët kanë një dozë ekstra idealizmi, dëshire për të kontribuar për shtetin apo ka ndonjë që e ka penguar pandemia që të ikë dhe ka ngelur dhe pastaj vazhdon të punojë këtu e të tjerë”, tha ai.

Rama tha se duke rritur rrogat e administratës publike dhe duke i bërë ato konkurruese, kjo gjë reflektohet dhe në sektorin privat, që do të detyrohet të balancojë këtë goditje që merr nga “konkurrenti” shtet.

“Unë jam shumë i bindur që pavarësisht të gjitha vështirësive të mëdha që kemi pasur dhe të gjitha lëvizjeve të erës kundra fare, që nga tërmeti, tek pandemia, tek lufta në Ukrainë që ka influencuar gjithë botën e Europën në radhë të parë me inflacionin, me krizën e çmimit të energjisë, ne jemi në gjendje që ta shikojmë të nesërmen e afërt me optimizëm.
E them me bindje këtë bazuar në të gjitha analizat që kemi bërë dhe jam i bindur që dhe sektori privat do të reagojë dhe jam i bindur që tek ndërtimi do të gjejmë një aleat të rëndësishëm”, shtoi ai.///

error: