Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e aktivitetit të qendrës së presionit të ulët dhe kalimit të frontit të ftohtë me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonat malore në lartësi 900-1100 metvr reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/17 | Re shi |
| Kukës | 3/12 | Re shi/bore |
| Lezhë | 11/17 | Re shi |
| Dibër | 5/11 | Re shi/bore |
| Durrës | 13/18 | Re shi |
| Tiranë | 12/17 | Re shi |
| Elbasan | 11/17 | Re shi |
| Berat | 11/18 | Re shi |
| Vlorë | 11/17 | Re shi |
| Korcë | 4/10 | Re shi/bore |
| Gjirokastër | 7/15 | Re shi |
| Sarandë | 11/17 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll