Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Korfuzit, Greqi. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se të afërmit e tij nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes së të riut.
“Mjaft më!
Shkon ne 66 numri i të vdekurëve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë…

Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit. Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarrja ka ndodhur para tre ditësh ku ai eshte gjetur i pajetë në qelinë e tij.
Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga auroritetet si dhe nga mediat vendase.Trupi i të ndjerit po përcillet sot për në Shqipëri.”- shkruan Zinxhiria.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI