– Studentët e Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe, pasi zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një postim në rrjetet sociale.
“Këtë semester studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe. E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit”, theksoi MEPJ.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI