Nga Etleva XHAJANKA
Vaji i ullirit shqiptar renditet në vendin e 12-të, për treguesit e lartë të cilësisë, ndër 600 markat ndërkombëtare që u testuan në Panairin më të madhe botëror “Vinitaly” 2023, që u mbajt në Verona të Italisë nga data 2-5 prill.
Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila përcolli edhe një video mesazh me këtë rast, bashkë me dy prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit që u vlerësuan për cilësinë e lartë të vajit të ullirit që prodhojnë në fabrikën e tyre.
“Panairi ndërkombëtar “Vinitaly” që u mbajt në Verona, zhvilloi edhe një ekspozicon shumë të madh edhe për Vajin e Ullirit, ku morën pjesë edhe prodhuesit shqiptarë të këtij sektori”, tha ministrja.
Në video mesazhin e saj, ministrja Krifca përcolli pamje nga panairi, teksa prezantoi Avniun dhe Arjanin nga kompania “Shqiponja”, të cilët ekspozojnë vajin e ullirit në këtë aktivitet të rëndësishëm.
“Nga një panel që u zhvillua në “Vinitaly”, mes 600 kompanive marka ndërkombëtare, vaji i ullirit “Shqiponja” u rendit në vendin e 12-të sa i takon treguesve të cilësisë. Ky fakt flet vetë dhe dëshmon atë që themi se cilësia e vajit të ullirit shqiptar është i spikatur”, u shpreh Krifca.
Ndërsa Avniu, prodhues për më shumë se dy dekada në këtë sektor tha se, “në sipërmarrjen e tij po punon fort për rritjen e cilësisë së vajit të ullirit”.
“Vetëm me një cilësi të lartë mund të ecim përpara” tha ai, teksa vlerësoi mbështetjen që po jep ministria e Bujqësisë për promovimin e produktit shqiptarë në Panairet ndërkombëtare si një mundësi e mirë për markektimin dhe rritjen e eksporteve.
“Gjej rastin, tha Krifca, të falenderoijsipërmarrjet për impenjimin dhe përkushtimin që tregojnë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve, duke na bërë krenar për prodhimet markë “made in Albania” në tregjet ndërkombëtare”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI