Përqafoi të dashurën, ndërsa ishin duke ecur në rrugën ”Strada Nuova”, në qendër të qytetit të Pavias, dhe për këtë gjest u gjobit nga policia.
Një impuls emocional që nuk pranohet nga aktuale rregullat kundër përhapjes së koronavirusit.
”I riu, pak më shumë se 20 vjeç, u gjobit nga një patrullë policie, dhe do të duhet të paguajë gjobën prej 400 eurosh”, shkruan gazeta lokale “La Provincia pavese”.
Si djaloshi ashtu dhe e fejuara e tij kishin në përdorim maskat.
Por, problemi ishte përqafimi i papritur, një sjellje që sipas autoriteteve nuk përputhet me rregullat e distancimit social.
ME SHUME LAJME
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”