Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika ndahet papritur nga jeta
Familjarët e gazetarit Nebil Çika kanë bërë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen e papritur nga jeta të tij.
Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriotike dhe intelektuale nga Borshi i Bregut të Detit. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve ’90-të. Vitet e fundit ai drejtoi një organizatë të ish-të përndjekurve politikë.
Çika pati marrëdhënie me shumë media në hapësirën shqiptare. Në fillimet e veta ai punoi si reporter i kronikës e më pas gazetar politik në shumë media të vendit si ” Standart”, ” RD” etj, si dhe botues i gazetës “Minerva”, që mbante emrin e gazetës ku shkruante Nebil Çika i vjetër, një nga intelektualët e publicistët më të njohur të fillimit të shekullit 20.
Lajmi për ikjen e parakohshme të kolegut Nebil Çika ka tronditur gjithë mjedisin mediatik, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë, por edhe politik ku ai ishte i angazhuar. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Çika ngushëllimet për humbjen e njeriut të dashur.
I paharruar mbetesh kolegu ynë Nebil Çika!
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI