Nga Etleva XHAJANKA
Mbi 900 fermerë më shumë se në 2022 aplikuan këtë vit për subvencione direkte në mbarështimin e bletarisë, nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR) njofton se, 3899 fermerë në shkallë vendi kanë aplikuar “Për mbarështimin e bletarisë”. Në raport me vjet aplikimet për bletarinë janë shtuar 33%.
Për mbarështimin e bletarisë fermerët do të subvencionohen në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.
Sipas AZHBR, bletaria renditet e treta, pas mbështetjes me naftë dhe blegtorisë për sa i takon numrit më të madh të aplikimeve, por edhe numrit të fermerëve përfitues.
Skema Kombëtare është një ndër politikat mbështetëse financiare, që zbaton qeveria prej disa vitesh për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.
Aplikimet për subvencione këtë vit u mbyllën më 11 prill. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë numri i total i aplikimeve arriti në 68,647 aplikime nga 58,039 që ishte numri i tyre në 2022.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI