Nga Joana SAJMOLI-SARANDANEWS.AL
-Ka mbërritur sot në orën 08.15. në Gjirin e Sarandës kroçiera e parë e madhe ‘NORWEGIAN STAR’ për këtë vit turisik.
Sipas burimeve portuale në bordin e saj ndodhen dhjetra turistë perëndimor të cilët do të ndjekin destinacionet turistike të preferuara të rajonit të Sarandës, me kryeqendër Butirntin, antik.

E mundësuar si një bashkëpunim me turoperatorët e Sarandës, ‘NORWEGIAN STAR’, shënon ogurin e parë të një serie të dhjetra kroçerave që do të frekuentojnë Sarandën dhe rajonin e saj. të pasur me site arkeologjike dhe trashegimi kulturore te pafund.
Ndërkohë një flotë autobusësh komodë të Sarandës mbërriti sot në mëngjes në sheshin e Portit detar së bashku me guidat turistike të rajonit të Sarandës.

Veçanërisht përgjatë dy viteve të fundit, shume media botërore e kane fokusuar dhe sugjeruar Shqipërinë dhe rajonin bregdetar jonian të saj si një ‘magji mahnitëse e mbushur me vlera të paçmuara të trashëgimisë arkeologjike, historike dhe natyrore.’

Në këtë publicitet botëror padyshim edhe Saranda me resurset e pamata të saj, ështe nje ‘magnet’ që po thith gjithmonë e më tepër turistë nga anë të ndryshem të globit/sarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI