Nga Ana SAJMOLI
-Dhjetra nxënës nga pesë shkollat 9 vjeçare të Bashkisë Sarandë, talente të përzgjedhur nga bërthamat për pikturën e mjedisit dhe atë të fotografisë së monumenteve të kulturës, në kuadër të projektit të AJMMI-t për nxitjen e talenteve në shkolla mbështetur nga PNUD -t, realizuan një vizitë studimore kreative të qytetin antik të Butrintit.


Pjesë e kësaj vizite ishte një bisedë promovuese për historinë e Butrintit mundësuar nga drejtori i Parkut Kombëtar Butrint Everest Elmazaj dhe realizar me nxënësit pranë kullës veneciane nga arkeologia Erjona Goxharaj, përgjegjëse e sektorit të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore.



Më pas nxënësit u shpërndanë në disa monumente brenda hapësirës së qytetit antik duke realizuar vizatime nga natyra dhe fotografi artistike në këto monumente dhe pejzazhet piktoreske mjedisore. Objekte të tilla ishin teatri antik që daton në shek. IV-III p.e.s, kulla veneciane që daton në shekullin XVI, pejzazhet e fortesës trekëndore që ndodhet matanë Kanalit të Vivarit , tempulli i Asklepitkushtuar zotit të mjekimit, Asklepit, pagëzimorja një nga monumentet kryesore të Butrintit dhe një nga pagëzimoret më të mëdha dhe më të sofistikuara të kohës së vet në të gjithë Mesdheun, bazilika e madhe e fundit të shekullit V e.s. dhe është një kishë bazilikale e një madhësie të konsiderueshme, muzeu i pasur i qytetit antik të Butrintit, etj,.

Gjatë punëve të vizatimeve nga natyra talentet klasave të larta të shkollave 9-vjeçare “9 Tetori”, “A.Sheme”, shkollat e Gjashtës, Çukës dhe Ksamilit, u instruktuan nga artistja e arteve figurative Ana Feimi, mentore për këtë vizitë studimore kreative me realizime ne pikture dhe fotografi artistike.

Sipas burimeve të organizatës implentuese Qendra Agjencia AJMMI, veprimtaria e mësipërme përfshihet në aktivitetet e projekti “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë” dhe realizimet e punëve artistike të nxënësve në Parkun Kombëtar të Butrintit do të shërbejnë për ekspozitat që do të çelin në vijim të këtij projekti në pesë shkollat 9 -vjeçare të bashkisë Sarandë, mbështetur edhe nga bashkia dhe Zyra Arsimore. Punimet më të mira do të ekspozohen në panairin “EKSPO 2023” në shëtitoren “Naim Frashëri” në Sarandë-thanë të njejtat burime.
Projekti i AJMMI-t “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë” po zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në vendet e Ballkanit Përëndimor 2 (ReLOaD2 të PNUD në Bashkinë Sarandë.
Projekti përfshin evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e pikturës së mjedisit, risjelljen e traditës familjare të artizanatit të dorës, nxitjen e fantazisë në riciklime si dhe pasionin për monumentet e kulturës.
Evidentimi i talenteve sipas fushave të mësipërme, paraprin organizimin e disa ekspozitave bazë shkolle dhe n nivel Bashkie. Projekti i Qendrës AJMMI shtrihet në një fashë kohore prej tetë muajsh.
Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.