Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë në bashkëpunim me Zyr;n Vendore të Arsimit dhe bashkinë e Sarandës organizuan finalen e edicionit të pestë të festivalit rajonal të shkollave të mesme “Gurra Folk Fest”.
Skena e improvizuar e kalasë së Lëkurësit në Sarandë u ngjyros nga kostumet popullore dhe performancat e rreth 200 nxënësve nga nëntë shkolla të mesme finaliste nga bashkitë e Vlorës, Sarandës, Himarës, Delvinës, Selenicës, Finiqit dhe Konispolit ku magjishëm u bënë bashkë e folën me një zë trashëgimia kulturore materiale me atë shpirtërore. Interpretuesit dhe shkollat më të mira u vlerësuan me disa çmime nga juria e festivalit “Gurra Folk Fest”.-thanë burime nga organizatorët.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi