Nga Alesia SULA
Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, nxënës të shkollës 9 -vjeçare “Adem Shames” në Sarandë kanë realizuar disa veprimtari në dobi të rehabilitimit të gjelbër të mjedisit pubik në gjimnazin historik të qytetit bregdetar “Hasan Tahsini”.

Sipas burimeve nga “A.Sheme”, me rastin e Dites se Tokes dhe Projektit ’Toka ime’ ne shkollen “Adem Sheme” vazhdojnë veprimtaritë e ndryshme.


Me shumë dashuri nxënësit e klasave të gjashta u kujdesen për lulet, pastrimin e barërave në lulishten e shkollës së mesme “Hasan Tahsini”.

Mësohet se nxënësit pastruan, krasiten dege të thata dhe mbollen lule në vazot dekorative nen kujdesin e mësueses së pasionuar të biologjise Vasilika Kreku.

Slogani i këtij aktivizmi mjedisor ishte : “E duam tokën dhe natyrën ndaj kujdesemi për të”./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi