SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PIKËPAMJE. Saranda dhe 4 muskëtjerët

Nga Pirro NAÇI

Një grusht burrash do të kryqëzojnë ‘’shpatat’’ dhe do të bashkojnë fatin e tyre me fatin e Sarandes më zgjedhjet e Majit. “Tre musketjerët” rrikthehen në një version të ri. Historia e njohur e Dumas ka parë variante të panumërta skenike për të vegjël e të mëdhenj, akoma edhe sot.

Një nga këto nuk mund të mbetej jashtë edhe Saranda! Me pak ndryshime… Këtu ‘’muskëtjerët’’ janë kandidatë për Kryetar Bashkie!!! Por… ‘’muskëtjerëve’’ e Sarandës… po arrin dita e zgjedhjeve dhe nuk i pamë ne asnjë dyluftim, nuk ja pamë as ‘’shpatat’’, dhe as ‘’muskujt’’…Të vetmen gjë që bënë në të gjithë këtë fushatë ishte të ‘’qepnin’’ dhe të ‘’vishnin’’ uniformën e shpatarit partiak…

Përveç njërit. 20 ditë akoma nga zgjedhjet dhe nuk dëgjum një progrm të detajuar, një ide, një prespektivë për Sarandën. Turizmi!… Ku është turizmi? Asnjë fjalë, asnjë program konkret… Me që ra fjala pak ditë më parë në Sarandë erdhi një kroçere….Ooooooo të gjithë bënë ‘hosana’, ‘’duartrokasin’’ për këtë sukses… Nuk u kujtu as edhe një njeri dhe as ‘’muskëtjerët’’ të na thonë se ‘’KRUAZIERA’’ në gjithë ‘’Jonin’’ dhe ‘’Adriatikun’’ në të vetmin vend që nuk ankorohet në port dhe i ‘’transporton’’ turistët me varkat e vogla në rad,(kohë e humbur) është Saranda…!!

Si mund të presësh zhvillim e Kruazierës me mungesa të tilla!? Sot Saranda jo vetëm duhet të kishte limanin e kruazierës por duhet të shikonte mundësinë ta kthente atë në Homeport…

Të njëjtën gjë do të thoja edhe për aeroportin që do ti vijë rradha pas të vjelave… Po me plazhet çdo të bëhet??? Akoma do të zhvillojmë atë turizëm që preferon Gjirin e Sarandës, apo do të shikojmë diçka më shumë…Plazhet më të mira në Sarandë janë që nga gjiri i Limjonit e deri në Borsh…Shumica e tyre janë të pa kapshme dhe pa infrastrukturë, pa rrugë etj, etj.

Një pjesë të plazheve të tjera u shërben rruga e vjetër Bregdetit e bërë 100 e ca vjet më parë…

Që të vesh në plazhet e bukura të rivjerës se jugut( të paktën Sarandë-Borsh) duhet të qepesh në majë të malit ( të shikoshë Stambollin!) dhe pastaj të zbresësh në anë të detit.

Mos ka ardhur koha për të menduar një rruge të re buzë detit nga Saranda në Borsh për të kapur këto plazhe për 10-20 min nga qyteti? As 20-30 km rrugë!… Kështu do të marë frymë më mirë edhe Saranda edhe turizmi në përgjithësi.

Dhe diçka tjetër…U kujtuan tani në fushatë të mbjellin pemë…

Tani nuk është koha për të mbjellë pemë, tani është koha për të ‘’mbjellë’’ flamurin BLUE-FLAG në plazhet tona. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk kemi çertifikuar as edhe një plazh të vetëm me flamurin BLUE-FLAG.

Dhe duam të bëhemi ‘’muskëtjerët’’ e ballkanit në turizëm! Këto, e shumë të tjera për turizmin dhe për katër ‘’muskëtjerët’’ e Sarandës që duhet t’i kishin në programet e tyre shumë probleme të tjera si këto..

Ai që do të fitojë, shpresoj të heqi uniformën e shpatarit partiak për të mirën e Sarandës dhe të qytetarëve të saj. Ti ngjajë sa më shumë ‘’Dardajanit’’ pa haruar tre miqtë e tij muskëtjerë… Aleksandër Duma mund të mos ketë ditur se ku bie Saranda por pa vetëdijen e tij ka shkruar recetën më të sukseshme ndoshta edhe për këtë qytet-

‘’Të gjithë për një dhe një për të gjithë’’ tek ‘’Les Trois Mousquetaires’’… të cilët ishin katër…si edhe në Sarandë./sarandaNwes.al///

error: