Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dërgoi shkresë 61 bashkive të vendit, lidhur me përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës elektorale të subjekteve zgjedhore.
Në shkresën drejtuar bashkive, Celibashi argumentoi se përcaktimi i vendit për afishimin e materialeve propagandistike është detyrim ligjor i Kodit Zgjedhor.
“Duke marrë në konsideratë denoncimet dhe ankesat e adresuara në KQZ mbi përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike në fushatë elektorale të subjekteve zgjedhore, ju sjell në vëmendje që të merrni masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimit sipas Kodit Zgjedhor. Brenda dy ditëve nga marrja e shkresë, ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatën elektorale. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohen menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”,- shkruan Celibashi.
Po ashtu, Celibashi iu kujtoi bashkive marrjen e masave për heqjen e materialeve propagandistike të ngelura nga fushata e mëparshme.
“Gjithashtu ju sjell në vëmendje, marrjen e masave të menjëhershme për të hequr materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore nga fushata zgjedhore të mëparshme. Moszbatimi i detyrimit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, ju ngarkon me përgjegjësi”, shkruan Celibashi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI