…Dhe puna për qytetin vijon. Pavarësisht nga ‘sfilatat’ elektorale të kandidatëve të orientimeve të ndryshme politike në prag të mandatit të ri qeverisës lokal.
Është një mozaik shërbimesh për të cilat Saranda ka nevojë çdo ditë, çdo javë e çdo muaj,, si një kurim për t’u bërë më e bukur për të gjithë.
Pavarësisht se janë ditët e fundit të një mandati qeverisës dhe agimi i një tjetër mandati. Përkushtimi për të bërë detyrën deri në fund, është cilësi e një qëndrimi të dinjitetshëm. Ndaj të vjen mirë kur Krebashkiaku aktual Adrian Gurma shkruan:

“Ka filluar vendosja e kontenierëve të rinj, kontribut i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë Lubeck në Gjermani , çka do të krijojë mundësinë e plotësimit të mangësive në pika të caktuara të territorit.Në vigjilje të sezonit turistik , do të ketë angazhim maksimal të strukturave të shërbimeve publike, duke shpresuar edhe në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve për mjedis të pastër dhe dinjitoz“./Vasjan SAJMOLI-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta