Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën midis fshtarave Kuç dhe Qeparo në zonën e Himarës. Sipas njoftimit të policisë, viktima Y.L., banor i fshtatit Kuç punonte si rojë në rrugën e re që po ndërtohej në këtë fshat.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aktualisht shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa vijon puna për zbardhjen e saj
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI