Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi deklaroi sot se, Shqipëria nuk është më një vend në zhvillim, por një vend që në 10-vjeçarin e ardhshëm do të jetë pjesë e BE-së
I pranishëm në takimin e kryeministrit dhe njëherazi kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me gra dhe vajza në Korçë, Peleshi u shpreh në fjalën e tij, se kontributi i grave dhe vajzave, jo vetëm në shoqëri, por edhe në politikë dhe në qeverisjen e vendit është rritur vitet e fundit.
“Nuk është rastësi që në këto vite e kemi çuar rolin e gruas dhe vajzave në vendet e zhvilluara, madje i kemi kaluar. Ne jemi vendi i parë në botë me përqindjen më të madhe të grave në qeveri. 75 % e kabinetit qeveritar janë gra dhe vajza. Në Shqipëri infrastruktura dhe energjia drejtohen nga një grua, financat nga një grua, diplomacia nga një tjetër grua. Po ashtu arsimi, shëndetësia, sipërmarrja dhe inovacioni”, tha ai.
Duke folur për punë e qeverisë në këto 10 vite, Peleshi theksoi se, është bërë një punë e madhe dhe Shqipëria nuk është më një vend në zhvillim, por një vend që në 10-vjeçarin e ardhshëm, do të jetë pjesë e BE-së.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim