-Korçera gjigande ‘SILVER MOON’, ka prekur sot rreth orës 7 të mëngjesit kalatën e Portit detar tursitik të Sarandës duke u ankoruar në të gjithë gjatësinë e kalatës mbi 100 m .

‘SILVER MOON’, vjen në këtë fillimmaji si një ogur i mirë i turizmit 2023.

Ndërkohë një flotë me autobuza turistikë i kanë pritur turistët për t’i shpurë në destinacionet kryesore atraktive të jugperëndimit me kryeqendër Butrinti antik, etj,..

Ajo që bie menjëherë në sy me ankorimin e gjigandes ‘SILVER MOON’, është fakti i nevojës që ka turizmi detar në Sarandë për një tjetër kalatë 100 m në vijim të kalatës ekzituese.

Ende nuk dihet nëse historitë me masterplane të Portit detar të Sarandës në dekadat e fundit dhe ato të dikasterit përkatës në Tiranë, janë ende nëpër ‘sirtaret’ e vendimarrësve ./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI