Për të zëvendësuar kohën e humbur sezoni do të shtyhet deri në 15 nëntor-
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimit me hotelierët e Vlorës për të shpjeguar rregullat e menaxhimit të plazheve publike dhe private si dhe si aplikohet në e- Albania deklaroi se “kush shkel rregullat e vendosura do t’u konfiskohen shezlongët deri në heqje të licencës”.
Në fjalën e tij Klosi u shpreh se “hotelet do të aplikojnë për zonën që kanë para hotelit të tyre”.
“Plazhin para hotelit e merr hoteli. Ndërsa ata të vijës së dyte dhe më larg do të aplikojnë në pjesën tjetër. Ata që janë në vijën e parë nuk do të marrin gjithë plazhin për vete, sipërfaqet e tjera do të merren nga ata të vijës së dytë. Duke plotësuar 80% të plazheve për t’ia lënë 20% publikut. Zakonisht plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike. Por dhe për ato plazhe të caktuara si private kur nuk ka kërkesa do t’i kalojnë publikut”, – theksoi Klosi.
Ministri Klosi u shpreh se “për mosrespektim të protokollit të shëndetësisë do të ketë gjoba shumë të forta deri në sekuestrime të pasurisë, shezlongëve dhe heqje të licencës”.
“Në e-albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e-Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, që do të dëshmojë që posedon një hotel, vetëdeklarimin e kushteve të higjenës. Pra nr i banjove, dusheve. Këto janë 3 dokumenta. Pastaj do të zgjedhë numërin e parcelës sipas kodit në hartën dixhitale, për të cilën dëshiron të aplikojë si dhe një foto. Për dy-tre ditë do të vlerësohet nga komisioni me përfaqësi nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësisë, maksimumi 5 ditë. Pastaj do të paguajë faturën e bashkisë dhe do të lidhë kontratën me bashkinë, baywatchin, etj”,- nënvizoi Klosi.
Ministri Klosi u shpreh se “për të zëvendësuar kohën e humbur në ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe të krijohet mundësia për të paguar faturat dhe taksat”.
Sistemi i aplikimit për plazhet këtë vit është unik në gjithë vendin, shmangen burokracitë dhe siguron transparencë.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI