Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 7”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 52-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 7”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI