– Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC për kongën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest. Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpul do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion. ”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.
”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.
”Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, thekson ajo. Shqipëria do të paraqitet në këtë festival me këngën ”Duje” të Albinës dhe familjes së saj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI