– Sipas vendimit të ri për rendin komunal, i cili u miratua në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Budvës në fund të muajit prill, ndalohet ecja me rroba plazhi në zonën e qytetit të vjetër dhe në rrugët e qytetit, përveç në zonën e plazhit.
Sipas këtij vendimi, shkelësit do të gjobiten me 200 euro.
Ndalimi, i cili ka hyrë në fuqi, më hollësisht trajtohet në paragrafin 8 të nenit 39 të vendimit, i cili i referohet mbrojtjes së hapësirave publike dhe në tekstin e tij ka një kapitull të veçantë në të cilin janë paraqitur gjobat.
Vendimi ka hyrë në fuqi me publikimin në “Gazetën zyrtare” të Malit të Zi
Gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm. Inspektorati komunal dhe policia e Budvës janë përgjegjëse për respektimin e kësaj dispozite. ///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi