Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve durim lidhur me lëvizjen përtej kufijve, ndërsa u shpreh se “plot kufij fqinj ose jo, janë ende mbyllur”.
“‘Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hapur e kur thosha jo s’i ka hapur gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam një mijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them”, tha Rama, duke iu përgjigjur këmbënguljes nga ana e qytetarëve për hapjen e kufijve.
Dhe mos keqkuptohemi, vijoi ai, “s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dezinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur”.
“Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen”, tha Rama/ata/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI