Një shqiptar në Arta të Greqisë tentoi t’ia mbathte nga policia pas sinjalizimit për të ndaluar me makinin e tij.
Por ai bëri të kundërtën duke mos iu bindur urdhrit.
Pas ndalimit në orët e para të mëngjesit, në makinën e shqiptarit u zbulua një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa.
I përfshirë në këtë ngjarje është edhe një grek, që po ashtu është prangosur. Përveç sasisë së drogës, policia greke sekuestroi 3 telefona celularë dhe 200 euro.
Të arrestuarit do të dalin përpara drejtësisë, ndërsa një hetim paraprak për rastin po kryhet nga Departamenti i Sigurisë në Arta.//
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Mot i kthjellët me alternime vranësirash mesatare