– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe intervale kthjellimesh.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore, pjesës veriore dhe lokalisht në qendër, reshjet do jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Hera-herës reshjet parashikohen në formë rrebeshesh si dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 20-25m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/24 | Re shi diell |
| Kukës | 11/18 | Re shi diell |
| Lezhë | 18/24 | Re shi diell |
| Dibër | 8/17 | Re shi diell |
| Durrës | 17/27 | Re shi diell |
| Tiranë | 16/27 | Re shi diell |
| Elbasan | 16/24 | Re shi diell |
| Berat | 16/25 | Re shi diell |
| Vlorë | 17/26 | Re shi diell |
| Korçë | 8/17 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 13/24 | Re shi diell |
| Sarandë | 15/26 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”