Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Konispol, ku Partia Socialiste kryeson me 7 mandate ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me 3 mandate.
Po ashtu, Partia Republikane ka 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Demokratike 1 mandat dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate.
Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 15.59%, ose 669 vota. Partia Socialiste 39.76% ose 1706 vota, Partia Republikane 7.39% ose 317vota, Partia Lëvizja e Legalitetit 6.27% ose 269 vota, Partia Demokratike 9.95% ose 427 vota dhe partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 14.80% ose 635 vota

ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore