Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura si dhe intervale kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mëngjes përgjatë relieveve malore, në mesditë reshje me intensitet të ulët në të gjithë vendin ndërsa në perëndim, në lindje reshje me intensitet deri mesatar dhe lokalisht stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Në orët e pasdites reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët në të gjithë vendin, ndërsa në qendër, lindje e verilindje reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar shoqeruar me stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Ndërprerje të reshjeve gjatë orëve të natës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 11m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 25m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/16 | Re shi diell |
| Kukës | 7/20 | Re shi diell |
| Lezhë | 14/17 | Re shi diell |
| Dibër | 10/20 | Re shi diell |
| Durrës | 14/21 | Re shi diell |
| Tiranë | 14/21 | Re shi diell |
| Elbasan | 12/20 | Re shi diell |
| Berat | 14/23 | Re shi diell |
| Vlorë | 14/22 | Re shi diell |
| Korçë | 8/16 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 12/21 | Re shi diell |
| Sarandë | 11/19 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi