Fshati turistik i Borshit, në jug të vendit, do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, eventin që promovon turizmin dhe traditën, por i jep nxitje edhe ekonomisë së zonës.
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm momente nga aktiviteti në edicionet e kaluara si ftesë për edicionin që do edhe disa ditë të trokasë.
“South Outdoor Festival në Borsh, prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të llojllojshme”, u shpreh Rama.
“South Outdoor Festival” këtë verë do të ofrojë për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI