/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në lindje dhe jug të vendit reshjet priten në formën e shtrëngatave të izoluara dhe rrebesheve të vrullshme në intervale të shkurtra kohore
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/27 | Diell re shi |
| Kukës | 13/23 | Diell re shi |
| Lezhë | 14/26 | Diell re |
| Dibër | 12/22 | Diell re shi |
| Durrës | 15/27 | Diell re |
| Tiranë | 16/26 | Diell re shi |
| Elbasan | 14/26 | Diell re shi |
| Berat | 13/26 | Diell re shi |
| Vlorë | 14/25 | Diell re shi |
| Korçë | 11/19 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 10/24 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/26 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI